Arben Krasniqi duhet të flasë për vitet e 90-ta

Basketboll

Arben Krasniqi duhet të flasë për vitet e 90-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2021 Në ora: 13:45
Arben Krasniqi duhet të flasë për vitet e 90-ta

Ish basketbollisti dhe trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Arben Krasniqi, duhet të flasë për vitet e 90-ta (1991-1999) dhe me guxim, sepse kur ai ka luajtur në salla të improvizuara, cila ka qenë gjendja në përgjithësi dhe a ka pas ndonjë shqiptar që nuk iu bashkua Kampionatit të Republikës së Kosovës apo që ka luajtur edhe në klubet serbe. 

Historia nuk fshihet, gjithmonë mbetet histori, arkivi ekziston. Arbeni e di, e dijnë edhe të të gjithë të tjerët!

Arben Krasniqi duhet të flasë botërisht, këtij brezi të ri të basketbollit, që nuk e dijnë sakrificën e këtij sporti, të kuptojnë një herë e përgjithmonë, jo që u derdh djersë për të mbijetuar ky sport por edhe gjak, janë rrahur e arrestuar e burgosur nga regjimit i kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. 

Kur Arben Krasniqi me shokë luante përreth maleve të Gërmisë, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, lozni Prishtina fantome e serbëve dhe Fushë Kosova!

Sot ky brez i ri  duhet ta kuptojë të kaluarën e këtij sporti, duhet ta kuptojë se brezi i Arben Krasniqit ka qenë më lojtarë të spikatur, që nga Blerim Vuniqi, Bekim e Besim Maxhuni, Artan Mehmeti, Agron Berisha etj, lojtar që me plot kuptimin e fjalës, me të mirë se sot që i kemi!

Ky brezi i ri, i pasluftës duhet të vdesin në fushë, sepse sot i kanë kushtet për merak, me rroga të majme, ndërsa në kohën e Arben Krasniqit nuk ka pasur asnjë byrek si shpërblim, por kanë pasur zemër të madhe e guxim.

Koha e Arben Krasniqit në salla të improvizuara e të betonit, nëse analizohet në tërësi, del gjeneratë shumë më e mirë, gjenerata e byrekut të viteve të 90-ta! 

Arben Krasniqi, njihet nga personalitete që pak flet, por si trajner la gjurmë. Ky brezi i sotëm duhet të luftojë për cilësi jo vetëm pas parasë!

Jo vetëm Arben Krasniqi, edhe vet kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, e di se çfarë hoqën në vitet e 90-ta, si u përndoqën nga pushtuesi serb. Ky brez i sotëm, këta basketbollistë, duhet t’i grahin punës sepse sot luajnë në salla komode, nuk luajnë si në vitet e 90-ta, në salla improvizuara e fusha me beton, pa kushte, e pa rroga!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat