Me ekipit të ri dhe të vaksinuar

Basketboll

Me ekipit të ri dhe të vaksinuar

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:26
Me ekipit të ri dhe të vaksinuar

Muajt e fundit kanë qenë të nxehta për skuadrën e Los Anxhelos Lejkers, që ka kryer një revolucion në skuadër. Nga sezoni i kaluar kanë mbetur vetëm 3 basketbollistë: LeBron Xhejms, Entoni Dejvis dhe Horton-Taker.

Në ekip kanë ardhur mjaft emra të rinj e shumë veteranë, si Rassell Uestbruk e Karmelo Entoni.

“Kemi një ekip të talentuar, por të gjithë duhet të kuptojnë se për të arritur te titulli duhet të bëjmë shumë sakrifica. Si kurrë më parë, këtë vit duhet të kuptojmë se skuadra është mbi individin”, tha mes tjerash Frank Vogel, trajneri i L.A. Lejkers.

Lajmi më i fundit që vjen nga ekipi është se 100% e lojtarëve janë të vaksinuar, përfshi edhe LeBron Xhejmsin, që kohë më parë kishte shfaqur dyshime dhe sezonin e kaluar nuk ishte vaksinuar.

“Isha pak skeptik, por në fund e bëra vaksinën, për të mirën time dhe të familjes”, tha Xhejms.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat