Liga Unike rikthehet në tetor, 8 skuadrat nga Shqipëria e Kosova

Basketboll

Liga Unike rikthehet në tetor, 8 skuadrat nga Shqipëria e Kosova

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:37
Liga Unike rikthehet në tetor, 8 skuadrat nga Shqipëria e Kosova

Liga Unike në basketboll, një turne që zhvillohet me ekipet nga Shqipëria e Kosova, do të rikthehet këtë sezon me edicionin e saj të dytë. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, mësohen edhe emrat e 8 skuadrave për meshkuj, të cilat do të luajnë në këtë turne: 4 nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova.

Ekipet shqiptare janë: Vllaznia, Tirana, Teuta dhe Kamza Basket.

Ekipet e Kosovës janë: Golden Eagle Ylli, Prizreni 16, Rahoveci dhe Peja.

Ndryshe nga vjet, ku eventi u zhvillua brenda pak ditësh për shkak të pandemisë (kampione u shpall Golden Eagle Ylli), këtë vit edicioni do të jetë më i gjatë. Do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe gjatë sezonit të rregullt ekipet do të zhvillojnë 14 ndeshje.

Dy ekipet e para do të kualifikohen direkt në “final four”, ndërsa vendet 3-6 do të zhvillojnë ndeshje për dy vendet e fundit në gjysmëfinale. Sipas Ligës Unike, ky event do të nisë në fund të tetorit për meshkujt.

Këtë sezon pritet që Liga Unike të debutojë edhe me femrat, por ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë dhe se cilat ekipe do të luajnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat