Mbahet Klinika e Gjyqtarëve të Ligës Unike

Basketboll

Mbahet Klinika e Gjyqtarëve të Ligës Unike

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:50
Mbahet Klinika e Gjyqtarëve të Ligës Unike

Sot (e premte) është mbajtur Klinika e Gjyqtarëve të Ligës Unike. Në këtë Klinikë kanë marrë pjesë 28 gjyqtarë nga Kosova dhe Shqipëria.

Klinika është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija. 

Fillimisht ka folur Bashkim Milo, Komesar i Ligës Unike, i cili ka prezantuar Rregulloren e Garave për edicionin e ri, sistemin e garave, masat, si dhe pjesën e marketingut, të cilët duhet ta dinë edhe gjyqtarët. 

Më pas ka vazhduar Kurshumlija, i cili ka folur për punën në tavolinën zyrtarët, gjyqtarët dhe vëzhguesit. Ervin Koçi ka ligjëruar mekanika 3PO, që ishte mjaft interesante. 

Interpretimi i rregullave të basketbollit dhe Kahoot Test, është bërë nga Fatoni Kurshmilja, i cili është ndarë shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe temat të cilat janë ligjëruar në këtë Klinikë, që ishte shumë e rëndësishme për edicionin e ri.

Për përgatitjen mentale të gjyqtarëve është inkuadruar online Prof. Ridvan Ekmekçi nga Turqia.
Para fundit ka qenë diskutimi i hapur rreth klipeve nga situata e ndryshme të ndeshjeve të Ligës Unike, që edicionin e kaluar u zhvillua në Rahovec dhe Durrës. 

Në fund të gjithë gjyqtarët kanë evoluar klipet individualisht dhe kanë pasur mendimet e tyre rreth situatave të ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat