Rahoveci në presionin e Bashkimit

Basketboll

Rahoveci në presionin e Bashkimit

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:18
Rahoveci në presionin e Bashkimit

Sot (e shtunë) do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci dhe Bashkimi, që nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri me një fitore dhe dy humbje do të përballen të shtunën, një takim që pritet të jetë i barabartë, duke marrë parasysh formën e këtyre dy skuadrave në edicionin e ri, ka njoftuar FBK.

Ndërkohë, Prizreni 16, që e fitoi Superkupën dhe në Superligë ka dy fitore dhe një humbje, do të përballet me RC Cola Dritën. Prizrenasit shihen favoritë, ndërsa gjilanasit kanë tri humbje në tri ndeshje, duke mos arritur të shënojnë fitore në elitë.

Kujtojmë se në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, lejohen 10 % e shikuesve në palestrat, ku zhvillohen ndeshjet e basketbollit, duke pasur certifikatën e vaksinimit, ose një nga tre dëshmitë alternative, testin PCR, serologjik ose testin rapid.

E shtunë

17:15 Rahoveci - Bashkimi
19:00 Prizreni 16 - RC Cola Drita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat