Pasuria e Michael Jordanit

Basketboll

Pasuria e Michael Jordanit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:13
Pasuria e Michael Jordanit

Pasuria e legjendës së NBA, Michael Jordan është më e madhe se e dy yjeve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kombinuar.

Jordan njihet si ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave falë suksesit të madh me Chicago Bulls në vitin 1980 dhe 1990, duke fituar gjashtë herë kampionatin e NBA.

Ronaldo dhe Messi në anën tjetër vlerësohen si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Daily Star Sport ka shikuar fitimet e tre atletëve gjatë tërë karrierës dhe ka kombinuar.

Pasuria e Cristiano Ronaldos

Duke qenë atleti më i paguar te Forbes në vitin 2021, Ronaldo fitoi 88 milionë funte vitin e kaluar.

51 milionë funte ishin pagë ndërsa 37 milionë të tjerë shkaku i marrëveshjeve si Nike, Herbalife, Tag Geuer dhe Clear Haircare.

Forbes gjithashtu e përfshin Ronaldon si të dytin mes viteve 2010-2019, vetëm pas Floyd Mayweather.

Nëse shohim sa fiton edhe me sponsorë, pasuria e CR7 vlerësohet rreth 363 milionë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat