KB Peja: Ndeshje shumë e nxehtë na pret në ‘Karagaçi’

Basketboll

KB Peja: Ndeshje shumë e nxehtë na pret në ‘Karagaçi’

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:43
KB Peja: Ndeshje shumë e nxehtë na pret në ‘Karagaçi’

Peja është gati për sfidën e radhës në elitën e basketbollit të Kosovës. Pejanët synojnë fitore në duel me Prizrenin -16.  

Është një ndeshje që pritet me kërshëri sepse edhe prizrenasit, janë ekip jashtëzakonisht e mirë.

“Ndeshje shumë e nxehtë na pret në ‘Karagaçi’. ku presim KB Prizrenin 16.  

Pas një kohe shumë të gjatë do t[ lejohet një numër shumë i kufizuar i tifozëve të cilët na kanë munguar tash e sa kohe.

Të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë biletën duhet ta kenë së paku një dozë të vaksinës ose testin PCR ose antigen jo me të vjetër se 48 orë ose certifikatën që kanë kaluar COVID 19 në 180 ditët e fundit.
Për shkak të numrit shumë të vogël të biletave, çmimi i biletës është 5 euro dhe do të njoftoheni në vazhdim se kur dhe ku mund ti blini. 

Gjithë ata që kane biletën VIP do të jenë të vendosur në ulëset që kanë qenë gjithmonë. 

Ndeshja do të filloj me një minutë heshtje për Shqiponjën tonë Nardin, i cili humbi jetën tragjikisht disa ditë me herët”, shkruan në faqen e KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat