Superkupa Mbarëkombëtare te femrat organizohet në Vlorë

Basketboll

Superkupa Mbarëkombëtare te femrat organizohet në Vlorë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:37
Superkupa Mbarëkombëtare te femrat organizohet në Vlorë

Liga Unike këtë edicion pritet të jetë shumë interesant, kurse do të fillojë me Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Fillimisht do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave, që do të zhvillohet më 13 dhe 14 Tetor në Vlorë.

Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari nga Vlora dhe Penza nga Peja, si dhe Partizani nga Tirana dhe Prishtina. Finalja zhvillohet më 14 Tetor nga ora 19:00.

Skuadra nga Vlora së fundi fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse Penza fitoi Superkupën e Kosovës, andaj pritet një sfidë shumë interesante dhe me rivalitet deri në fund.

Ndërkohë, Partizani dhe Prishtina ishin finalistë në këto dy gara të fundit, megjithatë, janë skuadra shumë të organizuara dhe të përforcuara për edicionin e ri, si dhe me ambicie të mëdha.

Katër skuadrat do të luftojnë për trofeun e çmuar, që është edhe historik, pasi është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare e Ligës Unike.

Liga Unike në edicionin e ri do të zhvillohet edhe në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat