Mungon në fillim të sezonit

Basketboll

Mungon në fillim të sezonit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:49
Mungon në fillim të sezonit

Basketbollisti grek te Milluoki Baks, Xhianis Antetokounmpo, MVP i finaveleve në sezonin e kaluar në NBA, rrezikon të mos luajë ndeshjet e para sezonale. Së fundit, basketbollisti grek ka pësuar një dëmtim në gju, që mund ta mbajë larg fushës për 4-5 ndeshjet e para sezonale.

Lojtari u dëmtua gjatë finales së katërt të “play off”-it, por vazhdoi të luajë dhe I dha Milloukit titullin kampion.

“Gjuri më dhemb ende dhe kam nevojë për kura”, tha Antetokounmpo.

Ai u shpreh se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, nëse do të jetë në fushë apo jo në fund të tetorit.

“Prisnim që situata të përmirësohej me kalimin e kohës, por nuk ndodhi kështu.

Nuk dua të nxitoj dhe të luaj i dëmtuar, ndaj të shohim se si do të jetë situata deri kur të nisë sezoni i ri”, tha në fund Antetokounmpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat