Peja-Prizreni, ndeshja kryesore e javës së pestë

Basketboll

Peja-Prizreni, ndeshja kryesore e javës së pestë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Art Motion Superliga do të vazhdojë të enjten me disa përballje tejet interesante në kuadër të javës së pestë.

Derbi do të jetë ajo mes KB Peja dhe klubit basketbollistik Prizreni 16, ku këtë sezon të dy skuadrat kanë regjistruar nga tri fitore dhe një humbje, përcjell KosovaPress.

Fakt interesant është që KB Peja dhe Prizreni 16 këtë sezon kanë pësuar nga një humbje nga Trepça.

Ndeshjet e radhës në Superligën e basketbollit kosovar do të zhvillohen në vikend, dhe në të gjitha prej tyre do të lejohet pjesëmarrja prej 10% e tifozëve në palestra.

Programin e plotë të xhiros së pestë në Superligën e basketbollit e gjeni më poshtë:

E enjte

17:00 Peja – Prizreni 16

E shtunë

19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

E diel

17:00 Bashkimi – Trepça

19:00 Drita – Golden Eagle Ylli 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat