Basketbollistet e përkrahin kampanjën “Her World, Her Rules”

Basketboll

Basketbollistet e përkrahin kampanjën “Her World, Her Rules”

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:32
Basketbollistet e përkrahin kampanjën “Her World, Her Rules”

Të hënën dhe të martën u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, ku garuan Penza, Vëllaznimi, Prishtina dhe Bashkimi.

Të gjitha skuadrat dhe basketbollistet kanë përkrahur kampanjën “Her World, Her Rules”.

Ato para ndeshjeve janë fotografuar me flamurin e kampanjës së FIBA Europe dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për këtë kampanjë, ku Federata e Basketbollit e Kosovës i jep rëndësi të madhe.

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat