Tea Memushi premton një Flamurtar të fuqishëm: Po e presim me entuziazëm kampionen e Kosovës

Basketboll

Tea Memushi premton një Flamurtar të fuqishëm: Po e presim me entuziazëm kampionen e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:44
Tea Memushi premton një Flamurtar të fuqishëm: Po e presim me entuziazëm kampionen e Kosovës

Superkupa Mbarëkombëtare sjell emocione të pafundme tek katër ekipet pjesëmarrëse, Flamurtari nga Vlora, Penza nga Peja, Partizani nga Tirana dhe Prishtina.

Vlora është mikpritëse e garës së parë dhe historike për këtë komunitet sportiv.

Kampionja në fuqi e Shqipërisë, Flamurtari dhe kampionja e Kosovës, Penza, do t’i masin forcat me 13 tetor (16.00) në kuadër të gjysmëfinales.

Image

Si njëra palë po ashtu edhe ekipi tjetër, me fanatizëm e kërkojnë kualifikimin në finale.

Flamurtari prej ekipeve më të organizuara shqiptare, edhe nga njohësit e këtij sporti, hiqet në një formë si favorite e kësaj gare.

Kapitenja e ekipit të Flamurtarit, Tea Memushi, tha se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet para sfidës me Penzën. 
Vashat kuqezi përveç që kanë përparësinë e terrenit, kanë edhe lojtare cilësore. 

Tea është e matur para sfidës me Penzën, për të cilën thotë se nuk ka aq njohuri por në anën tjetër fton sa më shumë tifozë që të janë në tribuna, në përkrahje të ekipit kuqezi.

Image

Ajo flet për formën e ekipit, çfarë e dallon nga pjesëmarrëset në Superkupë dhe cilat janë synimet për Ligën Unike Shqipëri – Kosovë.   

“Bota sot”: Tea, pak ditë na ndajnë para Superkupës Mbarëkombëtare, për herë të parë mbahet një ngjarje madhore, si e prisni?

Tea Memushi: Po e presim me entuziazëm dhe duke punuar fortë, së pari sepse është format i ri Superkupa, jo si Superkupa tradicionale e Shqipërisë ku luajnë ekipi kampion dhe ekipi fitues i kupës së Shqipërisë; e dyta sepse ekipi që presin në Vlore është një ekip dinjitoz edhe ne na duhet të tregohemi që jemi po ashtu dinjitoz dhe që nuk jemi me kot kampionet në fuqi në Shqipëri.

“Bota sot”: Me 13 tetor do të përballeni me kampionen e Kosovës, Penzën nga Peja, sa keni njohuri dhe ku janë përparësitë e Flamurtarit, terreni vendas?

Tea Memushi: Përparësia kryesore e ekipit të Flamurtarit është ekipi, fryma e mirë bashkëpunuese dhe etja për fitore. Terreni është një faktor pozitiv patjetër por jo përcaktues pasi në sapo vijmë nga një trofe i fituar (Kupa e Federatës, 26 shtator 2021) në Durrës, në një fushë pra jo tonën.

“Bota sot”: A është Flamurtari në formën më të mirë, çfarë e dallon nga Prishtina, Partizani e Penza?

Tea Memushi: Flamurtari është në një formë shumë të mirë, pikësynojmë që të arrijmë edhe formë më të mirë Por sigurisht që jemi ekip pretendent për fitues.

Me lejo mos të bëjë krahasime me Penzën dhe Prishtinën se nuk i njoh mirë si ekipe, por me Partizanin nuk shohim rivalitet sepse edhe ndeshja ndaj tyre në Kupën e Federatës ishte një fitore e thellë.

“Bota sot”: Pas Superkupës Mbarëkombëtare, vjen Liga Unike Shqipëri - Kosovë, a është Flamurtari favorite për të fituar këtë garë?

Image

Tea Memushi: Le të shohim njëherë rezultatet e Superkupës Mbarëkombëtare, Ligën Unike e kemi pritur gjithashtu me entuziazëm. Do të jetë një garë interesant dhe është në objektivat tona që të jemi ekip pretendent sepse të gjitha mundësitë janë.

Image

“Bota sot”: Çfarë ju premton dashamirëve të basketbollit vlonjat?

Tea Memushi: Ju premtoj përkushtimin e të gjitha vajzave dhe stafit drejtues për të fituar të gjithë trofetë që janë garë. Gjithashtu i ftoj që të vijnë të na mbështesin sepse siç përmendet ju terreni është faktor favorizues pikërisht kur ka mbështetjen e të gjithë sportdashësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat