Peja fiton derbin kundër Prizrenit 16

Basketboll

Peja fiton derbin kundër Prizrenit 16

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:03
Peja fiton derbin kundër Prizrenit 16

Peja ka fituar ndaj Prizrenit 16 me rezultat 89:82 (26:17, 17:32, 16:13, 30:20), në kuadër të javës së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por vendasit 2:30 minuta nga fundi i çerekut të parë hynë në një seri të suksesshme, duke përmbyllur këtë pjesë në të mirë të tyre me nëntë pikë epërsi 26:17.

Megjithatë, skuadra prizrenase nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 34:34, si dhe kalon në epërsi 36:43, ndërsa pjesa e parë përfundon 43:49.

Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, me pejanët, që afruan rezultatin, kurse semafori pas 30 minutash tregonte shifrat 59:62. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant, por pranë rezultatit 74:74, katër minuta nga fundi, Peja mori lojën në duar dhe ishte më e përqendruar në momentet e fundit, duke triumfuar 89:82. Peja ka katër fitore dhe një humbje, kurse Prizreni 16, tri fitore dhe dy humbje.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë, 5 kërcime e 4 asistime dhe Ilter Erdem me 13 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Ty Nichols me 34 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Courtney Fells me 15 pikë dhe 10 kërcime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat