Katër skuadra me traditë, në garë për trofeun e çmuar

Basketboll

Katër skuadra me traditë, në garë për trofeun e çmuar

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:55
Katër skuadra me traditë, në garë për trofeun e çmuar

Më 13 dhe 14 Tetor në Vlorë do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës, Partizani i Tiranës dhe Prishtina.

Klubi i Basketbollit Flamurtari është formuar në vitin 1924, si pjesë e Klubeve Sportive Flamurtari. Flamurtari është nga Vlora dhe ndeshjet i zhvillon në Pallatin e Sportit “Flamurtari” nga Vlora, me kapacitet prej 2 mijë ulëseve. Skuadra kuqezi është kampione aktuale në Shqipëri dhe ka fituar 23 herë titullin.

Partizani i Tiranës, së fundi fitoi Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finale Flamurtarin 89:85, duke u paraqitur me lojtare vendore. Kjo ishte hera e parë për Klubin e Partizanit që fiton Kupën e Shqipërisë te femrat. Në vitin 1989 ka fituar titullin e vetëm në histori të klubit.

Prishtina ka fituar 11 herë titullin në Kosovë, si dhe 12 herë Kupën e Kosovës. Është fituese aktuale e Kupës. Prishtina ka pasuar Klubin e Universitetit të Prishtinës që ishte shumë e suksesshme me një gjeneratë të artë, duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës, si dhe për herë të parë mori pjesë në Ligën Trocal, kurse Prishtina ka garuar në grupet e FIBA Europe Cup.

Penza ka fituar gjashtë herë Kupën e Kosovës dhe katër herë titullin në Kosovë. Së fundi fituan Superkupën e Kosovës, duke mundur në finale Prishtinën. Skuadra pejane ka traditë në basketbollin e Kosovës dhe ka ambicie të mëdha në edicionin e ri, duke përfshirë edhe Superkupën Mbarëkombëtare dhe Ligën Unike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat