Elektra Zykaj tregon se kush ka gjasa më shumë në garën për Superkupën Mbarëkombëtare  

Basketboll

Elektra Zykaj tregon se kush ka gjasa më shumë në garën për Superkupën Mbarëkombëtare  

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:45
Elektra Zykaj tregon se kush ka gjasa më shumë në garën për Superkupën Mbarëkombëtare  

Superkupa Mbarëkombëtare në basketboll (femrat), po zgjon kureshtje të dashamirët e kësaj loje qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri.

Sa më shumë që afrohet akti final aq më shumë rriten emocionet dhe dëshira për të fituar këtë trofe të çmueshëm, për herë të parë në histori.

Në garë janë katër ekipe që do të diskutojnë trofeun, Flamurtari i Vlorës, Prishtina, Partizani i Tiranës dhe Penza e Pejës. 

Image

Secila i ka përparësitë por edhe secila i di dobësitë e njëra – tjetrës. 

Basketbollistja e spikatur, Elektra Zykaj, tha se është e veçantë Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga Unike Kosovë - Shqipëri, sepse përveç që e rritë nivelin e basketbollit femëror, gjithsesi shton edhe rivalitetin e madh në parket mes skuadrave po ashtu edhe interesimin e shikuesve.

Zykaj pritet të rikthehet në parket në janar të vitit 2022, e cila është në pushim për shkaqe familjare.

Si e sheh Superkupën Mbarëkombëtare, a është një rast i mirë edhe për rritjen e nivelit të basketbollit femëror?

“Unë si sportiste me duket rast me i mirë për të zhvilluar sportin në vend si në Shqipëri dhe në Kosovë duke pasur eksperiencë  të te dyja ligat, kam kuptuar që gjithmonë nivelin tonë e rrisin lojtaret e huaja, të cilat nxisin kampionatin e sigurisht dhe motivojnë lojtaret vendore për t’u paraqitur më së miri.

Image

Kështu që kjo ligë e përbashkët është një nga ato kompeticionet që të rrisin nivelin dhe komponimin me skuadrën, se siç dihet edhe këtu edhe në Shqipëri mendoj që lojërat janë të pakta e sigurisht që këto e ndihmojnë.

Unë kam qenë gjithmonë një partizane e bashkimit të ligave e kjo me duket një rrugë shumë e mirë drejt një bashkimi. Keni gjet njeriun e duhur për të bërë këtë pyetje, se mendoj që Shqipëri - Kosovë jemi një dhe kjo ligë e vërteton”, thotë Zykaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Zykaj ka një bagazh të pasur sportiv, duke luajtur për klubet të njohura, si Tiranën, Flamurtarin e Vlorës, Partizanin e Tiranës dhe Prishtinën së fundmi. 

Flamurtari, Prishtina, Partizani dhe Penza, cilat janë më afër trofeut të Superkupës Mbarëkombëtare? 

“Mendoj që skuadrat kosovare janë me favorite për titullin po edhe Flamurtari në finalen e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ka në përbërje lojtare të huaja shumë të mira, gjithashtu Partizani janë një ekip komponent me lojtare vendore më të mirat, nuk di si të them ose të ndaj një nga 3 ekipet të cilat për mua kanë domethënie dhe kam luajtur për fanellën e tyre. Vetëm me ngelet të them të fitoj me i miri”, përfundon Zykaj. 

Me 13 tetor luhen gjysmëfinalet në Vlorë, Flamurtari – Penza (16.00) e Prishtina – Partizani (19.00). Finalja me 14 tetor në orën 19.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat