Të pavaksinuarit rrezikojnë 6 muaj burg

Basketboll

Të pavaksinuarit rrezikojnë 6 muaj burg

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:02
Të pavaksinuarit rrezikojnë 6 muaj burg

NBA, të pavaksinuarit rrezikojnë 6 muaj burg nëse shkelin masat anti-Covid në këtë shtet!

Masat anti-Covid do të aplikohen për të gjithë basketbollistët dhe skuadrat e NBA-së që do të shkojnë në Kanada për të luajtur ndaj ekipit vendës të Toronto Raptors.

Kjo vlen më së shumti për basketbollistët e pavaksinuar, që duhet të qëndrojnë të mbyllur në dhomë dhe do të dalin vetëm për stërvitje e ndeshje.

Të gjithë ata që do të shkelin këto rregulla rrezikojnë nga një gjobë 750 mijë dollarë deri në 6 muaj burg.

Ky rregull është për të gjithë personat e pavaksinuar që hyjnë në Kanada, ndaj nga kjo masë anti-Covid nuk bëjnë përjashtim as yjet e NBA-së. Nga hoteli mund të lëvizin për shëtitje vetëm basketbollistët e vaksinuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat