Valbona Bytyqi nuk i druhet Flamurtarit, synon trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll

Valbona Bytyqi nuk i druhet Flamurtarit, synon trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:00
Valbona Bytyqi nuk i druhet Flamurtarit, synon trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare

Vashat e Penzës nga Peja pretendojnë trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare. 

Adrenalina është rritur edhe më shumë pas triumfit në Superkupën e Kosovës, ku në finale e mposhtën me rezultat 77:71 Prishtinën.

Basketbollistja e Penzës, Valbona Bytyqi, tha se ekipi nuk është i përgatitur në mënyrën më të mirë por në asnjë formë nuk i druhet kampiones së Shqipërisë, Flamurtarit të Vlorës.

Image

Kapitenja e kampiones së Kosovës beson e shpreson se me një lojë të mençur mund të arrijnë qëllimin. 

Penza do të ndeshet me Flamurtarin në gjysmëfinale të Superkupës Mbarëkombëtare, e cila zhvillohet me 13 tetor (ora 16.00) në Vlorë.       

“Mendoj se ende nuk jemi përgatitur në nivelin që kërkohet. 

Ka 3 javë që kemi filluar me stërvitje. Është vonë për një ekip që ka pretendime të mëdha por ne jemi munduar që në maksimum të jemi të gatshëm.

Flamurtarin nuk e njohim mirë por këto ditë bashkë me trajnerin po analizojmë çdo lojtare mirë që të jemi të gatshëm sa më mirë të paraqitem kundër ekipit të Flamurtarit”, thotë Bytyqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

A jeni në presion të ndeshjes?

Image

“Nuk kemi asnjë presion, thjesht në këtë aspekt jemi profesionalisht të përgatitur një pjesë e lojtareve.

Mendoj që edhe pse hera e parë është, gjithë sytë i kanë nga ne. Kemi mu munduar që të paraqesim ekipin e qytetit të Pejës, të kampionit të Kosovës sa më mirë!”, përgjigjet basketbollistja më e mirë në Kosovë.

Bytyqi flet se ku janë edhe përparësitë e ekipit të saj ndaj vlonjateve.

“Mendoj që arma kryesore do të jetë pikërisht angazhimi dhe loja kolektive po ashtu e drejta e tre lojtareve të huaja do të jetë ndihmë e madhe për ne.

Synimet janë të qarta, të fitojmë Superkupën Mbarëkombëtare”, shpreh optimizmin Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat