Xhiro e pestë në basketboll mbyllet me dy super ndeshje

Basketboll

Xhiro e pestë në basketboll mbyllet me dy super ndeshje

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Xhiro e pestë e ArtMotion Supeligës së Kosovës në Basketboll do të mbyllet me dy ndeshje.

Bashkimi dhe Trepça do të zhvillojnë duelin interesant të xhiros së pestë, i cili fillon nga ora 17:00.

Trepça e cila është skuadra e vetme me bilanc 100% të fitoreve këtë kampionat, kërkon vazhdimin e serisë fantastike të fitoreve, gjersa Bashkimi ka dy fitore dhe dy humbje pas katër xhirove të para, dhe do të synojë vazhdimin e fitoreve pas asaj të fundit të arritur në Rahovec.

Në ndeshjen tjetër, kampioni aktual, Golden Eagle Ylli do të përballet me skuadrën e promovuar këtë edicion, RC Cola Dritën, ndeshje e cila fillon nga ora 19:00, dhe zhvillohet në “13 Qershori” në Suharekë.

Kampionët nuk e nisën mirë fillimin e kampionatit, duke pësuar tri humbje të njëpasnjëshme, sidoqoftë ata u këndellen më në fund në ndeshjen e fundit ndaj Sigal Prishtinës, duke e demoluar skuadrën kryeqytetase me rezultat 95:69.

RC Cola Drita ndërkohë është skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende fitoren në kampionat, duke pësuar disfatë në secilën nga katër ballafaqimet e para, duke u gjendur e fundit në tabelë.

Ylli do të kërkojë vazhdimin e serisë së fitoreve pas asaj në kryeqytet, gjersa skuadra e Dritës do të jetë në kërkim të fitores së tyre të parë në këtë edicion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat