Flamurtari, Prishtina, Penza dhe Partizani do të garojnë për trofeun e Superkupës

Basketboll

Flamurtari, Prishtina, Penza dhe Partizani do të garojnë për trofeun e Superkupës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:45
Flamurtari, Prishtina, Penza dhe Partizani do të garojnë për trofeun e Superkupës

Më 13 dhe 14 Tetor në Vlorë organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave.

Katër klube me traditë: Flamurtari, Prishtina, Penza dhe Partizani do të garojnë për trofeun e Superkupës, që është e para që organizohet nga Liga Unike dhe shënon fillimin e edicionit të ri në Ligën Unike.

Klubi i Flamurtarit të Vlorës është shprehur shumë i nderuar që do të jetë mikpritës të kësaj ngjarje të madhe për basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kapitenia e Flamurtarit, Tea Memushi është shprehur se ndihen të nderuar që do të organizojnë Superkupën Mbarëkombëtare në Vlorë.

“Jemi shumë entuziast, që jemi vendi pritës i Superkupës Mbarëkombëtare dhe që do të ketë një Ligë Unike Shqipëri-Kosovë. Ne si ekip jemi në një formë të mirë, pasi vijmë pas një turneu ndërkombëtar, ku u renditëm të dytët dhe si fitues të Kupës së Federatës në Shqipëri.

E vlerësojmë edhe kundërshtaren tonë, Penzën, duke njohur rezultatet e saj. Ajo që është e sigurt është se do të shohim ndeshje të bukur dhe të rivalizuar”, është shprehur kapitenia e Flamurtarit për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Më 13 Tetor do të përballen Prishtina dhe Partizani nga ora 16:00, kurse nga ora 19:00 përballen Flamurtari dhe Penza. Finalja zhvillohet më 14 Tetor nga ora 19:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat