Shatri: Ndeshja ndaj Partizanit do të jetë e rëndësisë së veçantë 

Basketboll

Shatri: Ndeshja ndaj Partizanit do të jetë e rëndësisë së veçantë 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:24
Shatri: Ndeshja ndaj Partizanit do të jetë e rëndësisë së veçantë 

Prishtina është gati për sfidën e gjysmëfinales së Superkupës Mbarëkombëtare, kundër Partizanit të Tiranës.

Kryetrajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, tha se është një ngjarje e veçantë. 

Po ashtu Shatri tha se Liga Unike është e mirëseardhur.   

Image

Përballja mes Prishtinës dhe Partizanit luhet me 13 tetor (16.00) në palestrën e sportit në Vlorë.

Shatri tha se basketbollistet e tija janë mirë të përgatitur për këtë supersfidë.

“Jemi klub që kemi shkruar histori pavarësisht rezultateve, kemi përvojën ndërkombëtare pasi që në vitin 2019 ishim pjesë e garës ndërkombëtare FIBA Euro Cup Women që është nivel tjetër nga të gjitha garat. 

Liga Unike është e mirëseardhur për basketbollin në përgjithësi e gjithashtu edhe për klubin tonë në këtë rast. 
Me vjen mirë që do të jemi pjesë e një faqeje të re të historisë. 

Ndeshja ndaj Partizanit do të jetë e rëndësisë së veçantë, pasi është ndeshja e parë në këtë nivel garave, nuk do të jetë e lehtë, e cila ekip është fituese e Kupës së Shqipërisë dhe është nënkampione e Shqipërisë. 

Kemi shikuar një ndeshje të tyre dhe mendoj që fituesin do ta përcaktojnë detalet në fushë. 

Jemi ekip që kemi ndryshuar në përbërje ku 50% e lojtareve janë të reja pasi që shumë lojtare janë larguar nga viti i kaluar e vetëm për një me vije keq që nuk është pjese e jona, është Era Shatri.

Do të mundohemi të paraqitemi mirë në këtë turne të Superkupës Mbarëkombëtare që të jetë një nisme e mirë e Ligës Unike”, thotë Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat