Prishtina i shkakton debakël Trepçës

Basketboll

Prishtina i shkakton debakël Trepçës

Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:43
Lojtarët e Sigal Prishtinës

Derbi i javës së 27-të në Superligë e Kosovës në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës u vendos me fillim të çerekut të parë. Kjo për arsye se vendasit dominuan plotësisht gjatë gjithë kohës, duke krijuar një epërsi të thellë, duke e bërë të pamundur kthimin e mitrovicasve.

Skuadra e Sigal Prishtinës fitoi me rezultat të thellë 123:77, duke e regjistruar kështut fitoren e 24-të në Superligën e Kosovës.

Shtatë basketbollistë të Prishtinës e përmbyllën takimin me pikë dyshifrore, ndërsa më i dalluari ishte ish lojtari i Trepçës, Drilon Hajrizi i cili shënoi 18 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime.

Në anën tjetër, Montrael Scott bëri çmos për skuadrën e tij duke shënuar 31 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime. Vlen të ceket që te Trepça vetëm Scott dhe Ljujic ishin basketbollistët e huja që u paraqitën në këtë ndeshje.

Pikërisht Sigal Prishtina dhe Trepça janë këto dy skuadra që do të takohen në gjysemfinale të Playoff-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat