Kur e dashura i del krah të dashurit si trajner i Kosovës

Basketboll

Kur e dashura i del krah të dashurit si trajner i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 14:49
Fidan Shatri

Komplimente janë gjëja më e mirë që ekzistojnë në sferat e ndryshme sidomos në sport, sepse të rriten krahë dhe bëhesh edhe më i disponuar. Kur nusja të shkruan dy fjalë, pa dyshim se konsiderohen si më të ëmbla dhe më fuqiplote në realizimin e synimeve.

Trajneri për të rinj i kombëtares së Kosovës në basketboll, Fidan Shatri, merr komplimente për mos sukses nga e dashura e tij, Albulena Blakaj. “Kur arrin sukses çdo njeri të mbeshtet, ndërkaq kur ke momente të vështira dhe sukseset mungojnë të kthejnë shpinën, ndërsa Unë besoj shumë tek ti, vullneti yt për punë, pavarësisht që këtë vit nuk pate sukseset sikur vitin e kaluar dhe e gjithë kjo jo nga mos puna jote, jo nga mos angazhimi yt, por nga rrethanat e krijuara.

Sepse nëse askush nuk e di angazhimin tënd jo vetëm tek përfaqësuesja këtë vit, por tek të gjitha punët qe ti merr përsipër, që ti kryesh me përkushtim, jam unë ajo e cila e di më së miri. Andaj e di se si ndihesh Ti sot dhe unë të them se e di se sa vlen ti dhe unë besoj në ty dhe përkushtimin tënd. Me Ty dhe për Ty!”, shkruan Albulena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat