Mekaj: Me një ditë stërvitje e mposhtëm Trepçën

Basketboll

Mekaj: Me një ditë stërvitje e mposhtëm Trepçën

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:46
Leonard Mekaj

Nuk është e fortë Superliga e Kosovës sikurse në edicionin e kaluar! Kampioni në fuqi, Sigal Prishtina, dallon shumë për nga cilësia nga skuadrat tjera. Peja dhe Trepça nga Mitrovica tani kryesisht janë me lojtarë të rinj e vendorë, ndërsa Bashkimi vlerësohet si më i fortë, por në hapje të edicionit pësoi humbje të rëndë në kryeqytet nga Sigal Prishtina me rezultat 89:54! Peja me gjithë problemet e mëdha e nisi me këmbë të mbarë, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 93:70 Trepçës në Mitrovicë. Organizatori i lojës te Peja, Leonard Mekaj, ka thënë se ka qenë fitore e pritur. “Ishte fitore e pritur duke e ditur se Trepça 50 për qind e ekipit është juniorë, mirëpo edhe ne me një ditë stërvitje kemi shkuar në lojë, jemi mbledhur vonë, mirëpo nxorëm rezultat pozitiv”, thotë Mekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Më shume telashe, filluat vonë përgatitjet, sa ishte vështirë? “E vështirë ishte duke e ditur se tani përballemi me disa probleme, nuk kemi të drejtë të shtojmë lojtarë të huaj në ekip, si dhe vendorë. Jemi vetëm ne, mirëpo fati është që jemi një grup që punojmë dhe në ekip kemi tre reprezentues, si dhe lojtar si Grapci me përvojë. Problemi është se nuk kemi lojtar të gjatë të pozitës 5 dhe duhet te improvizojmë në atë pozitë gjatë gjithë kohës dhe stilin e lojës ta bazojmë tek fundorët”, thotë Mekaj. Sigal Prishtina tani për tani është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat