FBK me një vendim interesant për klubet

Basketboll

FBK me një vendim interesant për klubet

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:45
Ilustrim

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 06.10.2017 ka marr vendim që të kërkoj të gjitha klubet, anëtare të saj organizimin e Kuvendeve të tyre të Punës.

Me vendim të Bordit të FBK-së, klubet duhet që brenda 30 ditëve të organizojnë Kuvendet e tyre të Punës, kurse në afat prej 10 ditëve, të gjitha klubet duhet të dorëzojnë në FBK, Statutin e tyre, listën e delegatëve të Kuvendit, si dhe mënyrën e përcaktimit të tyre, nëse një gjë e tillë nuk është e përcaktuar me Statut.

Bordi i FBK-së e ka marr një vendim të tillë duke e marr parasysh situatën shumë të rëndë të klubeve tona, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë menaxherial, duke u nisur nga fakti se pothuajse shumica e klubeve të basketbollit në Kosovë udhëhiqen nga një apo dy individ, gjë e vështirëson organizimin e mirëfilltë të tyre, derisa në anën tjetër e vështirëson edhe komunikimin klube-FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat