Dreni para varrit të babait: Babë, po tutna mos po vdes i korruptuar

Basketboll

Dreni para varrit të babait: Babë, po tutna mos po vdes i korruptuar

Nga: K. Goca Më: 30 maj 2018 Në ora: 11:43
Dreni para varrit të babait

Dren Aga, trajner i shkollës së basketbollit “New basket” nga Prizreni, ka një përshkrim emocionues për babin e tij, Dervishin, trajner dhe profesor që para tre vjetësh ka ndërruar jetë.  Djalit i tij, ka shkruar disa rreshta për babën e tij dhe madje për BASHKIMI KAMPION. “I dashur bab im , rob i Zotit tonë, unë djali yt dhe unë rob i Zotit tonë, nuk isha njeri mirë sa që për ditëlindje me të ble dhurata në këtë botë kalimtare, nuk e di a vin dhuratat në atë botën hyjnore, mirëpo besoj, që dhuratat e mija që do ti dërgojnë engjëjt në atë botë do të jen: Mos korrupsioni, duke mos e dëmtu askënd, duke ju thënë fjalë të ëmbla me nektare, e jo me sheqer!

Nuk po mërzitem pse ke ndërru jetë, sepse nuk mërzitem me vendimet e Zotit.

Unë tani po mërzitem vetëm për veten, sepse nuk po mundem me përparu as veten as të tjerët!

Bab Zoti engjëjt po mi qon afër për mem bo më të fortë, qe me ndryshu veten dhe nëse me lejojnë engjëjt mi bo të fortë edhe të tjerët!

Bab; O bab, me fal, me fal, me fal!

Bab s’po kam nevoj me u përkujdes mo as për mamin sepse ti mamin e kishe bo me të forte se burrat!

Bab tani e kam veç një synim me bashku familjen e me bo shembull për familjet tjera dhe njerëzimin.

Bab po dua hala me shkru, deri sa te harxhohen krejt lapsat e botës deri në ditën e apokalipsit !

Bab , spo tutna mo as prej arushës , as prej ukit , dhelprës, e as kameleonit!

Veç po tutna mos po vdes i korruptum dhe duke mos e falenderu Zotin që e krijoj universin, tokën, e qiellin, marsin dhe jupiterin...Gjithë këto të mira qe na krijoj e ne po i injorojmë!

Bab pot përqafoj çdo ditë kur po i shoh nxënësit e tu që po përparojnë, sepse pom bëjnë mu ndi qe t’i kurrë ski me vdek me emër, e gjeth ki mu kanë afër neve me Zemër.

Qëllimet tua i preka.

Lum Zoti që të ka afër, e lum unë që të pata Bab!

Ndoshta këtë botë kalimtare nuk ki e ki pa Bashkimin kampion, mirëpo jam i sigurt se prej botes hyjnore e ki pa!

Bab nëse me lejon Zoti dhe 1 zhgiliard shkronja ka me i shkru”, shkruan Dreni në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat