Edon Maxhuni në listë e kombëtares së Kosovës

Basketboll

Edon Maxhuni në listë e kombëtares së Kosovës

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 18:23
Pamje nga një ndeshje

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës U-20, Ernie Lee Nestor dhe ndihmësit e tij, Ilir Selmani dhe Ismet Ferati e kanë publikuar listën e gjerë të kësaj grupmoshe. Kombëtarja U-20 pritet që të filloj me përgatitjet intensive që nga dita e martë, ndërsa për orën dhe vendin e zhvillimit të këtyre përgatitjeve, FBK do ta njoftoj opinionin me kohë. Kosova U-20 do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B që do të mbahet prej 13 deri më 22 korrik në Sofje të Bullgarisë.  Kosova është në grupin D me Finlandën, Poloninë, Gjeorgjinë dhe Portugalinë. Lista e gjerë e Kosovës U- 20:  Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Edmond Kryeziu,  Atik Koshi, Etnik Peci, Vigan Gashi, Dardan Kapiti, Dino Herc, Dion Haxhosaj, Gent Shala, Erhan Sholla, Kujtim Ujkani, Yll Gashi, Edon Maxhuni,  Ardit Memqaj, Luftim Cikaqi, Dren Dedushaj, Ardit Pepaj, Nderim Januzaj, Kreshnik Avdija, Bardhosh Kelmendi,  Enis Spahiu, Albelard Rashiti, Ylldrit Sahiti, Xhem Hanxhiu, Meriton Ismaili, Arbër Zeqiri, Ermal Bajraliu, Andi Kabashi, Ramadan Zekiqi dhe Bujar Çeku. Në listë është edhe Edon Maxhuni që luan në ligën finlandeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat