Paul George rinovon me Oklahomën, Cleveland kontakton LeBron që në mesnatë

Basketboll

Paul George rinovon me Oklahomën, Cleveland kontakton LeBron që në mesnatë

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 11:58
Paul George

Ka nisur merkato e NBA-së dhe natyrisht që e ardhmja e mjaft lojtarëve “free agent” (lojtarëve të lirë) është ajo që mban pezull edhe fansat e basketbollit. Por menjëherë ka rdhur konfirmimi i parë: Paul George do të luajë sërish me Oklahoma City Thunder, duke refuzuar kështu një transferim te skuadrat e tjera. Sipas mediave amerikane, George ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 137 milionë dollarë si dhe ka të përfshirë në të opsionin në favor të lojtarit.

Ende në dilemë e ardhmja e lojtarit më të kërkuar në merkaton e verës së këtij viti, LeBron James. Mësohet se që në orën 00:01 të mesnatës, skuadra e Cleveland Cavaliers ka telefonuar si basketbollistin ashtu dhe menaxherin e tij për ta bindur të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm. “King James” do të zhvillojë edhe disa takime të tjera para se të vendosë për të ardhmen e tij. Mësohet edhe se Rudy Gay do të qëndrojë te San Antonio, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 10 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat