Kosova mbyll me humbje eliminatoret për Botëror - Bota Sot
Kosova mbyll me humbje eliminatoret për Botëror

Basketboll

Kosova mbyll me humbje eliminatoret për Botëror

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 00:46
Foto nga ndeshja

Përfundoi aventura e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet kualifikuese për botërorin “Kina 2019”.

Për Kosovën ishte nder dhe kënaqësi që arriti të kualifikohej në një grup shumë të fortë, ku kundërshtarët si Lituania, Polonia dhe Hungaria, janë ndjeshëm më cilësorë dhe përpara me basketboll, por, gjithsesi, kosovarët morën përvojë edhe më të madhe me rivalë të tillë.

Polonia udhëtoi në Prishtinë me formacionin më të mirë të mundshëm, pasi e mori me seriozitet maksimal duelin, e kur i shtohet fakti se polakët e deshën pozitën e dytë në Grupin C. Ia arritën qëllimit pasi Hungaria u deklasua në shtëpi nga Lituania 73:50, transmeton SS.

Nuk kishte histori kjo përballje që përfundoi 70-103, pasi nga fillimi e deri në fund polakët ishin në epërsi dhe e merituan fitoren. Më të mirët në këtë triumf të polakëve kishin, Karol Gruszecki me 21 pikë, Maciej Lampe me “double-double”, 17 pikë e 10 kërcime, dhe Adam Waczynski me 16 pikë të shënuara. Te Kosova u dalluan Erjon Kastrati me 21 pikë dhe Dardan Berisha me 17 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera