Kosova në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë - Bota Sot
Kosova në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë

Basketboll

Kosova në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Pas përfundimit të garave në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019", Përfaqësuesja e Kosovës tashmë do t'i vazhdoj garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Kosova në këto gara është pjesë e Grupit B në të cilin bëjnë pjesë edhe Maqedonia dhe Rumania.

Ndeshjen e parë, Përfaqësuesja jonë do ta luaj më 13 shtator si nikoqire kundër Maqedonisë, kurse me 29 nëntor është mysafire e Rumanisë, pastaj me 2 dhjetor gjithashtu do të luaj si mysafire, kësaj radhe ndaj Maqedonisë, si dhe me 24 shkurt 2019 e pret Rumaninë në shtëpi.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t'u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera