Sigal Prishtina e ka vëmendjen nga Champions League - Bota Sot
Sigal Prishtina e ka vëmendjen nga Champions League

Basketboll

Sigal Prishtina e ka vëmendjen nga Champions League

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:28
Sigal Prishtina e ka vëmendjen nga Champions League

Sigal Prishtina vëmendjen e ka për në garat kualifikuese të Champions League në basketboll. “Kemi pranuar ftesën për të qenë pjesë e ligës prestigjioze evropiane, ‘Basketball Champions League’ për edicionin 2018/19. Mundi e sakrificat tona për të krijuar një reputacion sa më të mirë të klubit e gjithë kombit në Evropë, po shpaguhen me këso lajme të mira.

Kështu, Prishtina do të jetë ekipi i vetëm shqiptar dhe i vetmi nga rajoni jonë i Europës Juglindore  ‘Basketball Champions League’, duke qenë edhe njëherë me radhë një lloj “përfaqësuese” e shqiptarëve në Evropë. Në një konkurrencë të madhe për të qenë pjesëmarrës, në mesin e ekipeve tjera përveç Prishtinës, që do të marrin pjesë në këtë ligë janë edhe skuadrat e mirënjohura evropiane si:  Besiktas, AEK, PAOK, Hapoel Tel Aviv, Estudiantes, CEZ Nymburk, Aris, Banvit, Bamberg, Olimpija, SIG Strasbourg e shume tjera. Kurse, jashtë kësaj liste, kanë mbetur edhe shumë skuadra të mirënjohura, që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend.

Shorti për ekipet pjesëmarrëse do të mbahet më 11 korrik 2018, kur edhe do të merret vesh se me kë do të takohemi”, bëhet e ditur nga Sigal Prishtina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera