Kosova mundet nga Finlanda

Basketboll

Kosova mundet nga Finlanda

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:28
Kosova mundet nga Finlanda

Kombëtarja U20 e Kosovës ka pësuar disfatë nga Finlanda në kuadër të Grupit D të FIBA U20 Kampionatit Evropian që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 84:45 (23:8, 14:8, 21:13, 26:18).

Kjo ishte disfata e dytë radhazi e Kosovës në kuadër të këtij Kampionati, pasi që të premten basketbollistët tanë kanë regjistruar humbje pas vazhdimeve nga Gjeorgjia.

Ndërkaq ndeshjen e radhës Kosova U20 e ka në program në ditën e martë kundër Portugalisë me fillim nga ora 19:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat