Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) nbëri të ditur se janë gati për Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, që mbahet nga data 22 korrik deri me 20 korrik.
Duhet theksuar se 9 shtete janë pjesëmarrëse të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë.
Në Grupin A bëjnë gara: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako, kurse në grupin B janë: Qipro, San Marino, Kosova dhe Gjibraltari.
Ndeshjen e parë Kosova e ka në program të dielën kundër San Marinos me fillim nga ora 19:30.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Kosova synon fitore kundër San Marinos.