Leonard transferohet te Toronto

Basketboll

Leonard transferohet te Toronto

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:53
Leonard transferohet te Toronto

Pas 7 sezonesh me skuadrën e San Antonio Spurs, ku luajti 407 ndeshje, basketbollisti Kawhi Leonard është transferuar te skuadra kanadeze e Toronto Roptors. Bashkë me të ka shkuar te kanadezët edhe Danny Green si dhe një shumë prej 5 milionë dollarësh, ndërkohë që, në kahun e kundërt kanë lëvizur DeMar DeRozan dhe Jakob Poeltl. Te Spurs edhe një zgjedhje në draftin e vitit 2019.

Ka qenë ky verdikti i një transferimi mjaft të rëndësishëm për sezonin e ri në NBA, pasi bëhet fjalë për dy yje. Leonard ka vendosur të braktisë Perëndimit për të luajtur në Lindje, ndërsa DeRozan do të jetë nën urdhërat e trajnerit Gregg Popovich. Ardhja e Leonard përforcon ndjeshëm ekipin kanadez, që sezonin e fundit e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë dhe rrit pretendimet për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat