Kosova në finalen e divizionit C

Basketboll

Kosova në finalen e divizionit C

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 12:42
Kosova në finalen e divizionit C

Basketbollistët e kombëtares U18 të Kosovës janë plasuar në finalen e madhe pasi të shtunën e kanë mposhtur Irlandën në gjysmëfinale me rezultat 69:55.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër gjysmëfinale janë takuar Qipro dhe Monako, ndërsa fitore ka regjistruar Qiproja me shifrat 76:64.

Pikërisht Qipro është ekipi që ia ka shkaktuar Kosovës të vetmen humbje në këtë Kampionat Evropian dhe atë në fazën e grupeve.

Finalja e madhe ndërmjet Kosovës dhe Qipros do të luhet të dielën me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa ndeshja për vend të tretë në mes Irlandës dhe Monakos do të zhvillohet në ora 17:00.

Duhet theksuar se të dielën janë në program edhe dy takime të tjera, ai në 12:00 ndërmjet San Marinos dhe Moldavisë (për pozitat 5-9) dhe ai në ora 14:30 në mes Gjibraltarit dhe Maltës (për pozitat 5-9).

FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C ka filluar me 22 dhe do të përfundoj më 29 korrik në Prishtinë me ceremoninë mbyllëse që do të organizohet menjëherë pas ndeshjes finale.

Skuadra që arrin të shpallet kampione në Divizionin C, nga viti 2019 do të bëjë gara në Divizionin B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat