Titulli i edicionit të tretë të turneut ndërkombëtarë të baskebollit 3x3 në Kosovë, shkoi në duart e kroatëve.
Split Statist që rangohet edhe si skuadra e 18 më e mirë e streetballit në botë, mposhti malazezët e G-Unit, apo ndryshe kampionin e vitit të kaluar.
Ndeshja finale përfundoi 21:17 në të mirë të skuadrës nga Kroacia.
Kështu, Split Statist fitoi edhe çmimin e madh prej 3000 eurove, dhe biletën që të marr pjesë në 3x3 Bukuresht Challenger me 10 dhe 11 gusht.
Finalja u vendos fal një serie të sukseshme të kroatëve në tentimet të tyre për 2 pikë, që nuk i la shumë kohë skuadrës G-Unit të rikthehet.
Sikur finalja, ashtu edhe ndeshjet e tjera të fazës së parë të grupeve, pastaj cerekfinale dhe gjysmë finale, përfunduan para kohe, duke u arritur gjithnjë para 10 minutve, limiti i 21 pikëve, që në streetball përcakton fituesin dhe fundin e ndeshjes.
Si rrjedhoj e kësaj, ky edicinion i Z Mobile Prishtina International 2018, ishte më efikasi deri më tani, por edhe më cilësori për nga ekipet pjesëmarrëse dhe streetballi që u tregua në fushë.
Gjithsej morrën pjesë 11 ekipe nga Kosova, Kroacia, Rumania, Mali i Zi dhe Shqiperia.
Skuadra më e sukses’shme nga radhët e ekipeve kosovare ishte Gjilani United, që arriti deri në gjysmë finale të Z Movile Prishtina International 2018, ku u eliminua nga ekipi Kroat Split Statist që më pas doli edhe kampion.
Streetball Kosova gjithnjë zhvillohet në ambient të hapur, mirëpo si rrjedhoj e rreshjeve të mëdha në vendin tonë, kësaj radhe arenë e ndeshjeve u bë salla 1 tetori në Prishtinë.
Ndërkohë, duhet theksuar se aktualisht në Prishtinë po organizohet edhe Kampionatit Evropian i Basketbollit për grupmoshat U18 (apo junior) i Divizionit C dhe në kuadër të këtij Kampionati FBK organizoi edhe një Kamp Nacional me fëmijët e moshës së pionierëve dhe kadetëve të rinj.