Në Toronto - Bota Sot
Në Toronto

Basketboll

Në Toronto

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:28
Greg Monroe

Greg Monroe do të ndryshojë sërish skuadër në NBA. Lojtari shtatlartë ka arritur një marrëveshje me Toronto Raptors. Ai u zgjodh si zgjedhja e 7-të në draftin e vitit 2010 dhe ka kaluar 5 vitet e para në karrierë me Detroit Pistons. Në 2015-ën ai nënshkroi një kontratë 3-vjeçare, ku përfitoi 50 milionë dollarë me Milwaukee Bucks. Në sezonin që lamë pas, Monroe luajti me 3 skuadra. Fillimisht me Bucks, më pas u shkëmbye me Eric Bledsoe e shkoi tek Phoenix Suns dhe në shkurt nënshkroi me Boston Celtics.
Gjatë kampionatit të shkuar ai shënoi një mesatare prej 10.3 pikësh e 6.9 topash në tabelë për ndeshje. Në 2 vitet e fundit ka pasur një rënie të performancës së tij, por gjithsesi ai mund t’i sjellë shumë ekipit të tij të ri, edhe për shkak të përvojave të tij.
Me Serge Ibaka dhe Jonas Valanciunas, që e kanë provuar tashmë veten për ekipin kanadez, Monroe me shumë gjasa do t’i nisë ndeshjet nga stoli, por pritet të ketë një minutazh të lartë dhe të jetë një lojtar kyç për tranjerin e ri të Raptors Nick Nurse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...