Çfarë ka kërkuar Arben Fetahu në qytetin e rrushit?

Basketboll

Çfarë ka kërkuar Arben Fetahu në qytetin e rrushit?

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2018 Në ora: 15:49
Çfarë ka kërkuar Arben Fetahu në qytetin e rrushit?

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka qenë në qytetin e rrushit përkatësisht në Rahovec! Ai udhëtoi me një punë të posaçme dhe produktive, duke biseduar për të mirën e basketbollit.

“Vizita e kryetarit të FBK-së Arben Fetahu, në palestrën në Rahovec. Përfundimi i shpejt i këtij objekti rrit edhe me shumë potencialin për basketboll në komunën tonë. Me këtë rast kryetari Fetahu përmendi edhe mundësin që edhe përfaqësuesja e Kosovës të zhvilloi ndeshjet në këtë palestër që do të ishte një hap i madh për qytetin dhe ekonominë në komunën tonë.

Palestra në bazë të planit pritet te jetë me e madhja në vend, ndërsa këtë edicion sigurt do të jetë arenë e ndeshjeve të mëdha, për të cilat do të kujdeset KB Rahoveci”, bëhet e ditur nga KB Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat