Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.
Maqedonia ishte në epërsi që prej fillimit të ndeshjes dhe e menaxhoi atë mjaft mirë, duke triumfuar në fund me shifrat 76:73.
Edhe pjesën e parë maqedonasit e kishin mbyllur në epërsi, 34:29.
Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në këto parakualifikuese, derisa pos Maqedonisë, në grup e ka edhe Rumaninë.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon ndaj Rumanisë në udhëtim më 29 nëntor.