Z Mobile Prishtina gjermanit: Danke Matthias!

Basketboll

Z Mobile Prishtina gjermanit: Danke Matthias!

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 11:40
Z Mobile Prishtina gjermanit: Danke Matthias!

Klubi i basketbollit Z Mobile Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin gjerman, Matthias Zollner. “Danke Matthias! Prishtina dhe trajneri Matthias Zollner kanë ndarë rrugët. Pas analizave të mirëfillta të bëra nga kryesia e klubit në bashkëpunim me Zollner, janë pajtuar që në mënyrë të dyanshme të përfundojnë marrëveshjen dhe nga sot gjermani të mos jetë më në krye të ekipit tonë.

Gjatë periudhës sa udhëhoqi ekipin, Zollner arriti ta fitoi Superkupën e Kosovës”, bëhet e ditur nga bardhekaltrit. Me këtë trajner Prishtina u eliminua nga garat e Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat