Java e tretë me dy derbi

Basketboll

Java e tretë me dy derbi

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:52
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën në Therandë me fillim nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin, ndeshje kjo që pritet të sjell rivalitet të madh, por edhe basketboll cilësor.

Ndërkaq të dielën në program është një tjetër duel shumë interesant, ku takohen rivalët lokal, Bashkimi dhe Ponte Prizreni. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit në Prizren.

Dy takimet e tjera që do të luhen në kuadër të kësaj xhiroje janë Lipjani – Trepça që do të zhvillohet të shtunën në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj me fillim nga ora 15:00, dhe përballja tjetër është ajo në mes Boreas dhe Z Mobile Prishtinës që do të luhet në Gjakovë të dielën duke filluar nga ora 19:00.

E shtunë:

Lipjani – Trepça  15:00 

Golden Eagle Ylli – Rahoveci  19:00

E diel: 

Bashkimi – Ponte Prizreni  17:00

Borea – Z Mobile Prishtina 19:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat