Antetokounmpo jep sinjale për MVP, triple-double në 25 minuta

Basketboll

Antetokounmpo jep sinjale për MVP, triple-double në 25 minuta

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 23:37
Giannis Antetokounmpo

Giannis Antetokounmpo e ka filluar shumë mirë fazën para sezonale të NBA.

Greku ka dhënë sinjalet e para se ai do të jetë njëri nga pretendentet kryesorë për çmimin MVP.

Në ndeshjen të cilën Milwaukee Bucks e kanë zhvilluar ndaj Minnesota ( 143:121), ishte Giannis që shkëlqeu.

Ai në vetëm 25 minuta lojë regjistroi shifra triple-double.

“Greak Freak” regjistroi 32 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime për ta ndihmuar skuadrën e tij.

Ai gjithashtu shtoi edhe 3 vjedhje të topit dhe 1 bllokadë. Ai ishte i saktë 13-17 nga loja  e hapur.

Statistika të frikshme këto nga Antetokounmpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat