Sezoni i ri në NBA afër fillimit, këto janë 5 skuadrat favorite

Basketboll

Sezoni i ri në NBA afër fillimit, këto janë 5 skuadrat favorite

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 06:56
NBA

Adhuruesit e basketbollit janë të lumtur pasi sezoni i ri në NBA është afër të fillojë.

Lojtarët më të mirë të basketbollit si LeBron James, Kevin Durant, James Harden e Kawhi Leonard do të rikthehen në ekranet tona.

Para fillimit të këtij sezoni janë caktuar edhe favoritët kryesorë për titullin kampion.

Kampionët në fuqi të Golden State Warriors përsëri konsiderohen si favoritët kryesorë, 

Në vendin e dytë kemi Boston Celtics, të cilët në krye me Irving pritet të jenë problematik për skuadrat tjera. Kujtojmë se Celtics luajtën në finalen e konferencës lindore sezonin e kaluar.

Houston Rockets mbanë vendin e tretë. Në krye me James Harden dhe Chris Paul, Rockets duken të frikshëm për GSW. Shtojmë këtu faktin që gjatë kësaj vere skuadrës iu bashkua edhe Carmelo Anthony.

Në vendin e katërt renditen Toronto Raptors. – Skuadra nga Kanada kanë pasur një fond të mirë lojtarësh edhe sezonin që kemi lënë pas. Shkëmbimi DeRozan – Leonard mendohet të jetë pozitiv për ta. Leonard ka karakteristikat e duhura për lidership.

Befasi ështëc e pestë ku pozicionohen Utah Jazz. Skuadra në fjalë bëri befasinë edhe sezonin e shkuar kur në fazën play off eleminuan skuadrën e Oklahomas. Në krye me Donnovan Mitchell dhe një fond lojtarësh të rinj, skuadra e Jazz pritet të shkaktojë probleme të mëdha në konferencën perëndimore.

Befasi është lënia jashta kësaj liste e LA Lakers. Me LeBron James në krye, secila skuadër është potencial për titullin kampion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat