Fitore e zorshme e Rahovecit, Prishtina nuk ka të ndalur

Basketboll

Fitore e zorshme e Rahovecit, Prishtina nuk ka të ndalur

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:49
Pamje nga ndeshja Rahoveci-Ponte Prizreni

Klubi i basketbollit Rahoveci shënoi fitore të zorshme në Gjakovë me rezultat të ngushtë 101:99 (19:21, 29:22, 24:32, 29:24) ndaj Ponte Prizrenit, në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll (meshkujt). Basketbollistët Arian Qallaku me 25 pikë, i ndihmuar nga Frederick Richardson me 23, Deshon Minnis 18, e ndihmuan Rahovecin në fitoren ndaj prizrenasve. Te prizrenasit Elliot Cole u dallua me 43 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.

Kjo është fitorja e pestë rresht e Rahovecit. Z Mobile Prishtina ashtu siç edhe pritej fitoi bindshëm në Therandë kundër Golden Eagle Yllit me rezultat 82:64 (19:16, 27:12, 25:16, 11:20). Kjo është fitorja pesë rresht e prishtinasve, të cilët kryesojnë me 10 pikë tabelën.

Basketbollisti Robert Jones me 22 pikë ka qenë më efikasit të therandasit, kurse te z Mobile Prishtina Demario Mayfield ishte me efikasi me 24 pikë, i ndihmuar nga Khalid Boukichou 23 dhe Dardan Berisha me 14 sosh. Kampion në fuqi Bashkimi nga Prizreni me mund të madh e mundi me rezultat 82:77 (19:24, 17:21, 27:19, 19:13) debutuesin Lipjanin.

Superliga e Kosovës

Rahoveci-Ponte Prizreni  101:99

G. Ylli-Z Mobile Prishtina 64:82

Bashkimi-Lipjani      82:77

Tabela

1. Z Mobile Prishtina       5      5      0      10

2. Rahoveci     5      5      0      10

3. Ponte Prizreni      5      3      2      8

4. Golden Eagle Ylli 5      2      3      7

5. Lipjani  5      1      4              6

6. Borea   4      1      3      5

7. Bashkimi     5      2      3      7

8. Trepça 4      0      4      4

Në javën e 6-të takohen: Trepça-Ponte Prizreni, Z Mobile Prishtina-Rahoveci, Lipjani-Golden Eagle Ylli dhe Borea-Bashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat