Borea ia shkakton humbjen e pestë Trepçës

Basketboll

Borea ia shkakton humbjen e pestë Trepçës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 21:58
Foto nga ndeshja

Skuadra e Boreas e ka mposhtur Trepçën (77-71) në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll duke e thelluar më shumë krizën tek ekipi mitrovicas.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pejë, mysafirët luajtën më mirë në çerekun e parë, ku i shënuan dy pikë më shumë (12:14).

Mirëpo, me fraksionin e dytë, pejanët shënuan katër pikë më shumë (20:16), për të shkuar në pushim me epërsi (32-30).

Sërish në fund të çerekut të tretë (15:18) epërsia ishte në favor të basketbollistëve vizitorë.

Por, në dhjetëminutëshin e fundit, nikoqirët shënuan shtatë pikë më shumë se kundërshtari (30:23) duke i dhënë fund dilemës për fituesin.

Kjo ishte fitorja e dytë e Boreas pas pesë ndeshjesh, ndërsa numëron edhe tri humbje dhe mban vendin e pestë në tabelë.

Për Trepçën, kjo ishte humbja e pestë nga po aq takime në këtë fillmsezoni në Superligën e Kosovës në basketboll dhe pozicionohet në vend të fundit të tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat