NBA ndëshkon tre lojtarë nga përleshja

Basketboll

NBA ndëshkon tre lojtarë nga përleshja

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:34
Pamje nga përleshja

NBA ka suspenduar tre basketbollistë të përfshirë në përleshjen gjatë ndeshjes LA Lakers – Houston Rockets.

Ditë më parë në ndeshjen Lakers – Houston, në fund të çerekut të katërt ishin përleshur fizikishtbasketbollistët Chris Paul, Rajon Rondo dhe Brandon Ingram.

Komiteti disciplinor i NBA-së, Brandon Ingramin e dënoi me 4 ndeshje, Rajon Rondon me 3 dhe Chris Paulin me 2 ndeshje moslojë.

Ata po ashtu u ndëshkuan edhe financiarisht. Më së rëndi u ndëshkua Paul, që ka pagën më të lartë nga treshja, me gjithsej 491.782 dollarë. Kurse Rondo është dënuar me 186 mijë dollarë, kurse Ingram me 158 mijë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat