Tjetër disfatë për Lakers të LeBron James

Basketboll

Tjetër disfatë për Lakers të LeBron James

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:50
Pamje nga ndeshja

Humbja e tretë në po kaq takime për ekipin kalifornian.

Tri ndeshje dhe tri humbje për Los Angeles Lakers në këtë fillim sezoni , që këtë herë u mundën në sekondat e fundit nga San Antonio Spurs me rezultat 142-143 pas lojësh shtesë.

Mbreti James pati mundësinë t’ia sillte fitoren Lakers në rast se do të realizonte në sekondat e fundit të takimit.

Minutat e fundit ishin vërtet të tmerrshme për Lebron që humbi edhe dy gjuajte të lira edhe pse statistikat në tërësi ishin pozitive për numrin 23 të kalifornianëve i cili e mbylli ndeshjen me 32 pikë 14 asistime dhe 8 kërcime. Paraqitje fantastike pati edhe Kyle Kuzma, me 37 pikë.

Në krahun tjetër meritat më të mëdha në fitoren e Spurs i kishte dyshja La Marcus Aldridge dhe DeMar DeRozan. 37 pikë realizoi i pari ndërsa ish lojtari i Torontos shtoi 32 të tjera për të udhëhequr San Antonion drejt fitores së dytë.

Tek fitorja kthehet edhe Golden State. Në shtëpi kampionët në fuqi të NBA nuk mund të gabonin përballë Phoenix Suns.

Një fitore e thjeshtë dhe e thellë për Warriors me rezultatin 123-103, me Stephen Curry që ishte më i miri në fushë` me 29 pikë 8 asistime dhe 4 kërcime.

Start fantastik për Toronto Raptors, që iu gëzuan fitores së katërt në po kaq takime.

Kanadezët duket se nuk kanë rivalë në Konferencën e Lindjes dhe këtë e treguan edhe në sfidën e fundit ndaj Charlotte Hornets të cilën e fituan 127-106.

Kawhi Leonard me 22 pikë ishte lojtari më meritor në këtë fitore të Raptors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat