Efekti i largimit të James, Cleveland tani shesin bileta 2 dollarë

Basketboll

Efekti i largimit të James, Cleveland tani shesin bileta 2 dollarë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:07
Cleveland Cavaliers

Vuajtjet e Cleveland Cavaliers kanë filluar menjëherë me largimin e LeBron James.

Në nivelin sportiv, Cavaliers janë ekipi i vetëm i Konferencës Lindore, dhe e dyta në NBA së bashku me Oklahoma City, të cilët nuk kanë fituar një ndeshje të vetme, me pesë humbje në pesë ndeshje. Por pasojat kanë filluar edhe nga ana financiare

TMZ Sports kapi një imazh në të cilin mund të vërehet rënia e cmimit dukshëm në shitjen e biletave për ndeshjen e Cavs kund Brooklyn, me 2 dollarë çmimi i një bilete.

Kjo është nëpërmjet shërbimit të shitjes dhe rishitjes së biletave të ‘Flash Seats’ ku biletat mund të shiten në dy dollarë vetëm një orë e gjysmë para ndeshjes. Për të bërë një krahasim, vendi më i lirë për ndeshjën Lakers-Nuggets ishte 80 dollarë në “StubHub”.

Edhe pse nuk do t’i shijojnë ndeshjet e LeBron, e vetmja gjë pozitive për fansat e Cavs është se nuk do të kenë nevojë të paguajnë shumë për të parë skuadrën e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat