NBA: Golden State Warriors e vazhdon serinë e fitoreve

Basketboll

NBA: Golden State Warriors e vazhdon serinë e fitoreve

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:53
Golden State Warriors

Golden State Warriors mposhti 128-100 New York Knicks. Pavarësisht rezultatit të thellë, gjithçka u vendos në periodën e katërt, pasi në tri të parat ndeshja ishte e barabartë.

Për kampionët në fuqi ishte vendimtare performanca e Kevin Durant me 41 pikë, 25 nga të cilat u shënuan në periodën e fundit, ndërkohë për Knicks më i miri ishte Tim Hardaway Jr. me 24 pikë.

Toronto Raptors vazhdon serinë e fitoreve, duke bërë startin më të mirë në histori. Skuadra kanadeze mundi 107-116 Dallas Mavericks, me Kawhi Leonard që udhëhoqi ekipin e tij me 21 pikë e 9 topa në tabelë. 

Për teksanët shkëlqeu slloveni Luka Doncic me 22 pikë, duke konfirmuar formën e mirë në ndeshjet e para të kampionatit.

Vazhdon forma e keqe e Houston Rockets. 

Ekipi i Mike D’Antonit pësoi disfatën e radhës përballë Los Angeles Clippers 133-113, ku u duk qartë se u ndje shumë mungesa e MVP-së së sezonit të shkuar, James Harden. 

Më i miri për Clippers ishte Harell me 30 pikë, ndërkohë 24 pikët e Carmelo Anthony nuk ishin të mjaftueshme për Rockets në këtë përballje.Edhe Milwaukee Bucks vazhduan nisjen perfekte të sezonit, pasi morrën suksesin e 5 në po kaq ndeshje, kësaj radhe përballë Minnesota Timberwolves 95-125. 

Ylli i skuadrës Giannis Antentokoumpo zhvilloi një performancë fantastike në vetëm 23 minuta, ku realizoi 15 pikë, mori 12 topa në tabelë dhe dhuroi 6 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat