Rahoveci dhe Lipjani i matin forcat të premten në Gjakovë - Bota Sot
Rahoveci dhe Lipjani i matin forcat të premten në Gjakovë

Basketboll

Rahoveci dhe Lipjani i matin forcat të premten në Gjakovë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Me përballjen që do të zhvillohet të premten në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ndërmjet Rahovecit dhe Lipjanit me fillim nga ora 18:00 do të nis xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci në gjashtë javët e para ka regjistruar 5 fitore e 1 humbje, dhe të vetmën disfatë e ka nga Z Mobile Prishtina, kurse në anën tjetër Lipjani ka bilanc prej 1 fitore e 5 humbje.

Ndërkaq në kuadër të kësaj xhiroje në program janë edhe dy ndeshje të tjera, njëra të shtunën, Bashkimi – Trepça (19:00) dhe tjetra të dielën, Golden Eagle Ylli – Borea (17:00), kurse dueli në mes Ponte Prizrenit dhe Z Mobile Prishtinës është shtyrë për shkak të obligimeve të ekipit bardhekaltër në garat evropiane, më saktësisht në FIBA Europe Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...