Rahoveci pa telashe ndaj Lipjanit

Basketboll

Rahoveci pa telashe ndaj Lipjanit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:37
Rahoveci

Basketbollistët e Rahovecit kanë shënuar fitore kundër Lipjanit me rezultat 88:66 (34:18, 16:18, 19:7, 19:23) në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Më të merituarit për triumfin e Rahovecit ishin Arian Qallaku me 23 pikë, 6 kërcime e 2 asistime dhe Deshon Minnis me 21 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Amir Maddred me 13 pikë e 10 kërcime.

Në anën tjetër te Lipjani më efikasit ishin Stacey Lambert me 18 pikë e 6 kërcime dhe Kevin Phillips me 16 pikë e 8 kërcime.

Rahoveci tani ka bilanc prej 6 fitore e 1 humbje, kurse Lipjani e ka regjistruar humbjen e 6-të, krahas 1 fitoreje në elitën e basketbollit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat